Kalo te lënda

Pak ligje për luftimin e korrupsionit

Për të pasur suksese në luftën kundër korrupsionit, drejtuesit  e institucionit që kanë për synim ta luftojnë këtë dukuri negative, thonë se duhet të ketë një vullnet më të madh nga të gjitha institucionet.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, konsideron se në këtë drejtim duhet të miratohen edhe ligje të tjera përveç ligjeve ekzistuese, në mënyrë që lufta kundër korrupsionit të jetë më e ashpër.

“Vullnet duhet të ketë, sepse vlerësoj se është një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të vendit ( lufta kundër korrupsionit). Mendoj se vullneti duhet të shprehet në mënyrë që të krijohen kushtet që institucionet e pavarura të punojnë dhe të realizojnë punën e vet”.

“Mendoj se po lëvizet në këtë drejtim po jo me shpejtësinë e duhur. Në legjislacion vlerësoj se po bëhen disa përpjekje që të kompletohet nomenklatura ligjore. Është bërë një progres në pavarësimin e gjyqësorit, mirëpo rezultatet e punës nuk po përkojnë me kushtet që po krijohen”, deklaron Preteni.