Kalo te lënda

Me 5 dhe 6 Qershor, ndiqni nje nga fenomenet e rralla astronomike

Ne 5 qershor per Ameriken Veriore dhe ate Jugore, ne 6 per pjesen tjeter te botes, njerezit do te kene rastin te deshmojne nje prej ngjarjeve me te rralla te parashikueshme ne astronomi: kalimin e venusit pergjate diellit.  Per 6 ore, disku i planetit do te duket si ne siluete duke shkaktuar nje pike te vogel te zeze mbi lemshin e zjarrte. Ekspertet thone se kushdo qe deshiron ta shohe fenomenin e rralle me sy te lire, duhet te mendoje per mbrojtje, qofte nepermjet syzeve, qofte duke perdorur teleskope me filtra te pershtatshem. Por nese e humbisni kete rast, shtojne ata, nuk do te keni tjeter. Mundesia e radhes nuk vjen perpara vitit 2117.

Cdo shekull, levizjet orbitale te tokes dhe venusit i vendosin dy planetet ne nje rreshtim perfekt me diellin, duke prodhuar nje cift kalimesh, nga te cilat vetem 6 jane deshmuar ne histori, i pari ne 1639-en, dhe i fundit ne 2004-en.

Kur shikon diellin, veren formimin e nje pike te erret ne qoshe te siperfaqes qe eshte sa 1/30-ta e madhesise se diskut te vete diellit, dhe brenda disa oresh do te shtegtoje ne siperfaqen e yllit, shpjegojne specialisteet.

Te tilla kalime nuk e kane humbur aftesine e tyre per te befasuar astronomet. Kur ndodhi tranziti ne 2004-en, asnjeri i gjalle nuk kishte pare gje te ngjashme. I fundit perpara tij kish qene ne 1882-in.

Sot njerezit shijojne spektaklin, por ne shekujt e kaluar shkencetaret e perdornin tranzitin per gjetur pergjigjet mbi sistemin tone diellor. Ata kuptuan qe ne shekullin e 17-te se permes parashikimit te sakte te kalimit te Venusit pergjate Diellit, mund te perllogaritet largesia prej tij, e cila ishte atehere nje pyetje themelore.