Kalo te lënda

Kokainë e pastër në rivierën italiane, kapen 3 shqiptarë

Tre shqiptarë të moshës 25, 26 dhe 27 vjeçare u vunë në prangat e policisë në Pesaro të Italisë të akuzuar si anëtarë të një rrjeti për trafikimin dhe tregtinë e lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë në rivierën e Pesaros ku u zbuluan nga policia teksa shpërndanin drogë, ndërsa po i jepnin disa doza një të riu.

Siç informon noa.al, pas sinjalizimit të policisë tre shqiptarët tentuan arratinë me makinën e tyre por pas një ndjekje të shkurtër ata u arrestuan.

Gjatë kontrollit në apartamentin e tyre u gjet 800 gram kokainë e cilësisë së pastër e cila sipas policisë kap verën e 80 mijë eurove, dy peshore elektronike si dhe pajisje për paketimin e lëndës.

Ndër të tjera në banesën e tyre u gjet edhe një listë me emrat e klientëve si dhe sasinë e drogës që ata kishin blerë, një mënyrë kjo për të bërë llogaritë mes tyre.