Ivanoviq, KFOR-it: Ua qesim “double” barrikada
I ashtuquajturi sekretar shtetëror për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq ka thënë se KFOR-i nuk duhet të provokojë energjinë e serbëve për barrikadat, duke thënë se për një barrikadë të larguar, mund të vendosen dy të tjera.
Ivanoviq ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë, se barrikadat e larguara dje janë zëvendësuar gjatë natës. “KFOR-i nuk mund të zgjidhë problemet duke larguar barrikadat pasiqë dihet se për çdo barrikadë të larguar mund të vendosen dy të tjera dhe kjo është vërtetuar përgjatë kohës”, ka thënë veç tjerash Ivanoviq.
Ai ka ripërsëritur edhe një herë se ky është provokim ndaj serbëve dhe se po shfrytëzohet vakumi institucional në Serbi që të ndryshohet situata në terren.