Kalo te lënda

Giza 3D ofron analizë precize të piramidave të Egjiptit

Nuk është lojë. Bashkëpunimi mes Universitetit të Harvardit, Muzeut për arte pamore në Boston dhe kompanisë Dessault Systems, shfrytëzuesit mund të shikojnë dhe analizojnë modelin e saktë historik të piramidave të Egjiptit – madje në browser. Modeli është rikrijuar në bazë të të dhënave hulumtuese precize, më së shumti të arkeologut George Reisner, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij ia ka kushtuar hulumtimit të piramidave. Dokumentet e tij më pas janë digjitalizuar, dhe shfrytëzuar për këtë projekt. Peder Der Manuelian, profesor i egjiptologjisë në Harvard, ka deklaruar që ky projekt ka rëndësi të madhe, sepse shumica e modeleve 3D të ngrehinave historike më shumë u shërbejnë lojërave dhe fantazisë, se sa arkeologjisë. Vetë faqja ka një sasi tejet të madhe të të dhënave, bashkë me guidën interaktive për vizitë përmes pjesëve të ndryshme të platesë së Gizës, dhe krejt kjo përcjellë me foto galeri dhe galeri të objekteve. Sajti përmban edhe modin e posaçëm 3D i cili mund të shikohet me syze speciale 3D, edhe pse nuk janë të domosdoshme.

Pra, pse të mos e shikoni, adresa është  http://giza3d.3ds.com/#discover/.