Arrestohen 4 policë me grada
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdojnë sërish të bien pre e arrestimeve si rezultat i keqpërdorimit të detyrës zyrtare të tyre. Kësaj radhe, një major, dy togerë dhe një zyrtar policor janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për vjedhje të rreth 25 kilogramë ari, që ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në Stacionin Policor në Pejë. Ndërsa, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka shkarkuar Ahmet Hasin nga pozita e komandantit të Policisë rajonale në këtë komunë .
Këto arrestime i ka konfirmuar për Korieri.info, Jetullah Aliu, Drejtor i Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës. Aliu tha se këta persona kane qenë përgjegjës për t’u kujdesur për këtë dhomë. Ai po ashtu theksoi se priten të ketë edhe arrestime të reja gjate ditëve në vijim.
Jetullah Aliu, Drejtor i Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës: “Aktualisht në masën që është shqiptuar nga ana e prokurorit, me autorizimin tona, janë katër zyrtarë policor në ndalim policor, duke përfshirë një major, dy toger dhe një zyrtar policor, të cilët i konsiderojmë që kanë qenë përgjegjës kryesor dhe nga indetifikimi që u është bërë i hetuesve në vend të ngjarjes rezulton se këta katër zyrtar janë përgjegjës për atë dhomë të dëshmive”.
Aliu theksoi se deri ma tani këta pjesëtarë të Policisë vazhdojnë të mbesin të paraburgosur. Sipas s tij inspektorati është duke përgatitur kallëzimin penal, për t`i vazhduar me proceduarat e mëtejme.
Jetullah Aliu, Drejtor I hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës: “Ne jemi në përgatitje të Kallëzimit Penal, ndaj katër zyrtarëve policor dhe në kontakte te vazhdueshme me prokuror kompetent dhe me autorizimet e tyre, jemi duke shkuar edhe me kualifikimin e veprës penale, mirëpo konsideroj, se janë identifikuar se janë personat përgjegjës për dhomën e dëshmive”.
Ndërsa, së fundmi janë shtuar rasteve e arrestimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, si pasoj e keqpërdorimit të detyrës së tyre. Kjo ka bërë që të ndikoi tek rënia e besimit të institucionit të Policisë së Kosovës, që deri më tani është konsideruar më i besueshmi nga qytetarët e Kosovës
