Kalo te lënda

Tiranë, kapen 250 kg drogë, 5 të arrestuar

Pese persona jane arrestuar dhe dy te tjere jane shpallur ne kerkim nga Policia e Tiranes ne kuader te nje operacioni te koduar “Poker” qe u finalizua me sekuestrimin e 250 kg droge.

Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja Alma Katragjini beri me dije se ne pranga jane vene shtetasit Maltin Flata, Haxhi Cani,Valter Liço, Ali Nelaj dhe Xhoni Rexhep Karaj të cilët akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.

“Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi 3 mujor ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët bashkëpunonin për trafikun e drogës”- tha zedhenesja.

Sipas policise, lënda narkotike vinte nga Malësia e Vlorës dhe ishte fshehur në një furgon me targa tirane në një shtëpi që trafikantët e kishin marrë me qera.

Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.