Nikoliq shokon boshnjakët: Në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid
Presidenti i ri serb, Tomislav Nikoliq ka mohuar se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid ndaj boshnjakëve.
“Në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid. Ka ndodhur në krim i rëndë i kryer nga disa pjesëtarë të popullit serb, që duhet kapur dhe nxjerrë para gjykatës”, ka theksuar sot presidenti i ri serb.
Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagimet e mediave boshnjake dhe kroate, që e kanë quajtur shokues qëndrimin e presidentit të ri, i njohur si radikalist serb dhe përkrahës i kriminelit të luftës Vojislav Sheshelj.
Lidhur me këtë deklarim ka reaguar edhe presidenti i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, duke shtuar se deklarata e Nikoliqit si president i sapozgjedhur është nënçmuse.
“Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë, që është vërtetuar nga Tribunali i Hagës, nuk është në rrugë të bashkëpunimit dhe ringritjes së besimit. Kjo deklaratë e tij është e pavërtetë dhe fyese për boshnjakët, para se gjithash për të gjitha të mbijetuarit që kanë përjetuar gjenocidin serb në Srebrenicë”, theksoi Izetbegoviq, duke shtuar se këto veprime janë kundrathënëse dhe burim i mosmarrëveshjeve dhe tensioneve të reja. (INA)