Kalo te lënda

“Miss Shqipëria 2012″, emrat e vajzave konkurrente

Edicioni i radhës i Miss Shqipëria starton së shpejti dhe për këtë konkurs 32 vajza nga anë e kënd Shqipërisë do të garojnë këtë fund qershori për titullin e më të bukurës së trevave shqiptare.
Nga 250 kandidate janë zgjedhur më të bukurat, starti i të cilave nis me çeljen e sezonit turistik në Radhimë.

Eshtë kryer përzgjedhja e parë e vajzave që do të konkurrojnë në edicionin e  14-të të konkursit “Miss Shqipëria 2012”. Përgjatë tre ditëve, më 28,29 dhe 30 maj, grupi organizator ka kryer seleksionimin, pranë ambienteve të TVSH-së, të 250 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 32, të cilat nisën të premten rrugëtimin nëpër Shqipëri. Stacioni i parë i grupit të “Miss Shqipëria” ka qenë qyteti bregdetar i Radhimës, ku në bashkëpunim me bashkinë e Orikumit do të organizohet ceremonia e çeljes së sezonit turistik.

“Nga të gjitha prurjet dhe regjistrimet që kanë ardhur pranë zyrave të Deliart, mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje shumë cilësore të vajzave në këtë eveniment”, u shpreh producenti Petri Bozo.

Ndërkaq, siç është bërë traditë tashmë, edhe në këtë edicion, deri në mbrëmjen finale vajzat konkurrente të këtij viti do të shijojnë rrugëtimin e “Miss Shqipërisë” nëpër trevat historike dhe turistike të vendit tonë.

Harta e këtyre udhëtime është e shtrirë nga veriu në jug, përgjatë të cilave organizatorët kanë planifikuar aktivitete të veçanta, minikonkurse, pjesë e formatit të Miss Shqipëria, dhe mbi të gjitha një prezantim të historisë së lashtë shqiptare. Destinacioni i fundit i këtij udhëtimi, këtë vit është Kalaja e Bashtovës në Kavajë ku mbrëmjen e 29 qershorit, juria e përzgjedhur e spektaklit do të votojë për fituesen e këtij edicioni.

Vitin e kaluar, Miss Shqipëria u organizua në kalanë e Krujës dhe fituesja e radhës ishte bukuroshja nga Tirana Kejdi Jashari.

Lista e vajzave pjesëmarrëse të këtij viti

1-Françeska Bekteshi- Elbasan

2-Juliana Rustemi- Korçë

3-Izmena Lici- Shkodër

4-Judina Zoto- Përmet

5-Ortenisa Sadiku- Vlorë

6-Arselajda Buraku- Mirditë

7-Jona Leskoviku- Berat

8-Dorisa Halili- Tiranë

9-Senada Ferataj- Lushnje

10-Elidona Rusi-Korçë

11-Jugerta Koti- Fier

12-Era Lime-Korçë

13-Marinela Kaci- Vorë

14-Arieda Qato- Berat

15-Lorena Lina- Fier

16-Anita Curri- Durrës

17-Edlira Kraja- Kukës

18-Mariana Shkreta- Tiranë

19-Senada Lluka- Pukë

20-Anxhela Konomi- Tiranë

21-Hafize Peqini- Elbasan

22-Kloniki Delijorgji- Janinë

23-Ilva Fatia- Gramsh

24-Manjola Ndou- Shkodër

25-Greta Kika- Tepelenë

26-Ana Gjergji- Kardhiq

27-Fjoralba Ramo- Tiranë

28-Anxhela Merkaj- Fier

29-Erilda Ziri-Fushe Krujë

30-Kristi Teqja- Tiranë

31-Ortenca Murati- Tiranë

32-Erblira Kacaj- Peshkopi