FIFA nuk ndryshon vendimin për Kosovën
Vendimi i FIFA-s që Kosovës t’i lejohen miqësoret ka mbetur në fuqi edhe pas të enjtes, kur në selinë e shtëpisë botërore të futbollit, në Zuerich, u zhvillua takimi mes drejtuesve të FIFA-s, UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Serbisë. Serbët shpresonin që në këtë takim të merrej vendimi që të anulohet vendimi i marrë më 22 maj nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s përmes së cilit Kosovës i lejohen miqësoret.