BE-ja e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës
Brukseli ka shprehur shqetësimin për situatën në veri të Kosovës, duke shprehur qëndrimin se liria e lëvizjes për të gjithë në Kosovë, është një parim i cili duhet të respektohet.
Kështu ka thënë Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, duke shtuar se liria e lëvizjes ka qenë temë diskutimi edhe në dialogun Prishtinë-Beograd.
Sipas saj, aksioni ka qenë i KFOR-it, duke mohuar kështu ndërhyrjen e EULEX-it. Ndërkaq, në pyetjen se a e arsyeton këtë aksion të KFOR-it, Kocijancic ka thënë se liria e lëvizjes është një ndër parimet themelore të BE-së dhe këtë parim duhet ta respektojnë edhe shtetet që duan të jenë pjesë e BE-së.