Zbulohet rrjeti i inskenimit të aksidenteve në Tetovë
Mbi 11 veta nga Tetova janë ndaluar nga organet policore me dyshimet për përgaditjen dhe inskenimin e aksidenteve të komunikacionit.
Sipas SPB-së në Tetovë, personat e ndaluar ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale kishin përgaditur dhe inskenuar aksidente komunikacioni dhe se kishin tërhequr shuma të mëdha parash për dëmshpërblim përmes kompanisë së sigurimeve SH.A “Kjubi” në Tetovë.
Sipas kësaj kompanie, dëmi i shkaktuar nga këto aksidente ka shkuar në rreth 500 mijë denarë, vetëm gjatë fundit vitit 2011. MPB më parë ka ndaluar grupe të njejta të inskenimeve të aksidenteve dhe në qytetet e tjera në Maqedoni. (INA)