Vritet një kosovar në Durrës
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit. Një shtetas nga Kosova ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të identifikuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit tek zona e “Shkëmbit të Kavajës” në Durrës ku shtetasi kosovar Skënder Spahiu 44 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri para pallatit ku banonte me qera prej disa kohësh, raportojnë mediat shqiptare.
Kanë qenë banorët e lagjes, ata të cilët kanë gjetur të pajetë trupin e 44-vjeçarit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë për krimin e ndodhur.
Ai është dërguar me urgjencë drejtë spitalit rajonal të Durrësit, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore ka qenë e pamundur të shpëtohet 44-vjeçari, i cili kishte marrë disa plumba në trup.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa shumë banorë të zonës janë marrë në pyetje për të mësuar mbi rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së 44-vjeçarit nga Kosova.