Tragjedia në Zym .Vret kunatën e kushëririn
Në Zym të Dragashit janë hapur të pamet për një burrë dhe një grua që u vranë mëngjesin e së enjtes. E njeriu që dyshohet për vrasjen e tyre, është Njazi Ajupi, kunati i të vrarës, Ymrete Ajupi. E mashkulli, Zaredin Ajupi, që ishte kushëri i dorasit, u vra në këtë shtëpi, jo shumë larg shtëpisë së Ymretes. Sipas burimeve të Klan Kosova, u vranë pasi kishin lidhje të fshehtë.Mirëpo, nëna e dorasit të dyshuar, thotë se nuk di si erdhi deri tek kjo ngjarje, por vetëm i kujtohet se të renë e gjeti të vrarë në odën e shtëpisë.Familjarët e dorasit të dyshuar, pranojnë se ishin shumë të afërt me mashkullin e vrarë dhe familjen e tij. E policia e rajonit të Dragashit, gjatë ditës së enjte me njësitin e qenve ka kërkuar në të gjitha malet e zonës për ta gjetur të dyshuarin për këto vrasje. Ai besohet se ka ikur i armatosur.