Shaqiri sërish më i miri në futbollin zviceran
Xherdan Shaqiri, anëtari i ri i gjigantit gjerman Bayern Munchen, është shpallur sërish lojtari më i mirë i vitit në futbollin zviceran.
Mesfushori ofensiv i kampionit të Zvicrës, Baselit dhe anëtar i kombëtares së Zvicrës, për herë të dytë me radhë e merr këtë epitet.
Djaloshi që është lindur në Zhegër të Gjilanit, e ka kompletuar edhe një sezon, dhe të fundit, me kampionët zviceranë.
Shaqiri ka shënuar 9 gola këtë sezon për titullin e tretë me radhë për Baselin, derisa për sezonin tjetër është transferuar në Bayern Munchen, i cili e kishte elimininuar Baselin nga Liga e kampionëve.
Trajneri më i mirë në futbollin helvetik për këtë vit është shpallur ai i Baselit, Heiko Vogel.
