Grabitje e dhunshme në një familje në Gradec
Persona të maskuar mbrëmë kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Gradec, ku kanë rradhur pronarin e shtëpisë dhe fëmijët e tij dhe më pas kanë kryer grabitje.
Sipas policisë, grabitësit e dhunshëm kanë hyrë në shtëpi dhe pas dhunës së ushtruar kanë grabitur gjësendet e arit, paratë, mallra teknike dhe gjësende të tjera me vlerë.
Policia është informuar për rastin menjëherë përmes një thirrje telefonike, mirëpo gjatë mbërritjes në vendin e ngjarjes, grabitësit ishin zhdukur. Ekipet policore pas kryerjes së ekspertizës kanë nisur hetimet dhe kapjen e autorëve. (INA)