Kalo te lënda

Eve vjen në Prishtinë

Tashmë Prishtina është bërë ‘stacioni’ i këngëtarëve me famë botërore. Dhe, për herë të parë në kryeqytetin e Kosovës do të vijë edhe një këngëtare mjaft e njohur në tregun muzikor botëror. Është kjo këngëtarja e zhanrit hip hop dhe r’n’b, Eve.Eve, një këngëtare me famë botërore, pritet të performojë para publikut prishtinas më pesë korrik. Ky koncert organizohet nga Powow Entertainment.

Eve njihet me këngët e saj si “Who’s that girl”, “Ritch Girl”, “Tamboruine”, etj.

PowowFest do të mbahet në datat 5, 9 dhe 15 korrik. Më 5 korrik performon Eve, më 15 Unikkatili, kurse zyrtarët e Powow kanë refuzuar të zbulojnë artistin që do të performojë më 9 korrik.

Së shpejti do të publikohen edhe informatat tjera rreth biletave për koncertin e Eve. /Telegrafi/