Kalo te lënda

Kanibali i Miamit: “Shenjë e Apokalipsit”! (Video)

Larry Vega ngiste biçikletën kur e ka parë Rudy Egenen tek sulmonte viktimën. “E hante copa-copa dhe i thash të largohet. Por, vazhdonte të hante, ia rripte lëkurën. Gjithkund kishte gjake. E dini, këto gjëra i shihni vetëm në filma. Por, kur e shihni personin real, është traumatike”, thotë Vega. Ai e paralajmëroi një makinë të policisë. Kur policët arritën në vendin e ngjarjes, në mënyrë të përsëritur e urdhëronin Eugenen të ndalonte sulmin dhe ta linte njeriun tjetër rehat. Vega tha WSVN TV se “tipi e ngriti kokën lartë, me copë mishi në gojë, dhe nisi të ulërinte”. Eugene nuk e ndalte sulmin, prandaj policët e qëlluan për vdekje. Viktima gjendet në spital, në gjendje kritike për jetë.

Policët po hulumtojnë rastin nëse sulmuesi, identiteti i të cilit tashmë është zbuluar, ishte i droguar. Burimet paraprake thonë se ai ka qenë i droguar me forma të reja të LSD-së, e sipas të gjitha gjasave me droga me bazë mefadroni të quajtura “kripërat e vaskës”, raporton ninemsn.

“Kurdo që ne shohim se një person i ka heq rrobat dhe është bërë i dhunshëm, kjo është shenjë e deliriumit të eksituar që është shkaktuar nga konsumimi i tepruar i drogave”, thotë Armando Aguilar nga Policia e Miamit për NBC. “Ajo që ndodhë është se në trupat e tyre organet digjen së gjalli”.

Viktima e kanibalit thuhet se është Ronald Poppo. Ai është rrahur fillimisht dhe pastaj është kafshuar. Se si ata janë takuar, kjo ende nuk dihet, por Miami Herald shkruan se Poppo si i pastrehë rrinte në vendin ku është sulmuar.

Viktima 40 vjet rresht kishte jetuar nëpër rrugë. Për këtë është arrestuar 20 herë nga policia.

Disa shokë të Eugenet janë shokuar nga natyra e krimit të tij. Ish kolegia e shkollës, Victoria Forte, tha se nuk e ka ditur që ai është “monstër”.

“Rudy nuk ishte zombi fytyrë-ngrënës”, thotë ajo për Sun Sentinel. “Rudy që e njohim ishte zotëri, me buzëqeshje të ngrohtë dhe zbavitës. Droga ia bëri këtë. Droga e mori këtë person që e njoh për të mrekullueshëm”.

Miq të tjerë kanë sfiduar raportet e medias, ndër të cilat Forbes, që sugjerojnë se Eugene mund të ketë qenë i pastrehë. Shoqja e ngushtë e tij, Erica Smith, thotë se ai kishte veturë dhe punë.

“Ai i kishte uljet dhe ngritjet e tij, por nuk ishte person agresiv. Ishte me të vërtetë i ëmbël”, tha Smith.
http://www.youtube.com/watch?v=KHz9s2f2SBk&feature=player_embedded

Sipas të dhënave zyrtare, Eugene ishte i martuar nga viti 2005 deri në 2007. Divorci nga Jenny Ductant u finalizua më 7 janar 2008. Ductant nuk pranoi të jepte intervistë për media. Rasti i ndarjes nuk përmend asgjë në lidhje me fëmijët.

Gjatë martesës, çifti Eugene kishte jetuar në Hollywood.

Rudy ndoqi shkollën e mesme John F. Kennedy dhe North Miami Beach. Pas diplomimit, nuk kishte probleme të mëdha me ligjin. Si tinejxher është arrestuar më 1997 për një bateri, por akuzat janë hedhë poshtë. Në vitet e ardhshme arrestohet shtatë herë, por jo për dhunë. Katër arrestimet kishin të bënin për përdorim të marihuanës dhe tri tjera meqë ka shitur drogë afër një shkolle. Arresti i tij i fundit, më 2009, në akuzën për përdorimin e marihuanës, është anuluar nga gjykata.

Sulmi kanibal në Miami po i nxitë ndër të tjera adhuruesit e teorive të komplotit, të cilët thonë se kjo është shenjë “e apokalipsit të zombive” që do ta përfshijë kombin amerikan!
http://www.youtube.com/watch?v=hnYX3uRKRyM&feature=player_embedded

Koncepti i “apokalipsit të zombive”, gjatë të cilit njerëzit shndërrohen në zombi dhe ecin të humbur në kërkim të mbetjeve të fundit njerëzore, për të ushqyer trurin e tyre, është popullarizuar nga filmat si “Shaun of the Dead” dhe “28 Days Later”, ndërsa ka inspiruar libra, blogje të internetit dhe koncepte të ndryshme konspirative, shkruan ibtimes.com.

Kështu p.sh. blogu IHopeRickSantorum ka kompiluar 10 ngjarje “zombiste”, që kanë ndodhur në Florida prej 16 majit.

• Më 16 maj, studentët dhe mësuesit në një shkollë të mesme Florida duhej të dekontaminoheshin pas një skuqjeje misterioze të lëkurës, shkruan Huffington Post.

• Më 21 maj, një burrë nga Bellwood, u arrestua pasi dyshohet se kafshoi në faqe një 18 vjeçare, shkruan MySuburbanLife.com.

• Më 23 maj, një burrë nga Spring Valley, arrestohet pasi ia ka kafshuar hundën kushëririt, raporton NBC San Diego.

• Më 26 maj, në të njëjtën ditë me rastin famëkeq të sulmit kanibal në Miami , një anesteziolog i Floridës thuhet se e ka përplasur kokën brenda një veture të policisë. Ai pastaj pështynte gjake në fytyrat e policëve, raporton ABC News.
http://www.youtube.com/watch?v=2X39f_frNJk&feature=player_embedded

Por, nuk janë këto raportimet e vetme që ngjallin frikë tek amerikanët.

• Më 26 maj në Palm Coast, u arrestua një burrë pasi kafshoi buzët e koteles dhe tjetrën e ngufati për vdekje, shkruan Daytona Beach News-Journal.

• Një burrë në Hackensack, e theri veten disa herë para policisë më 27 maj, e pastaj i nxirrte zorrët dhe ua hidhte policëve, shkruan Daily Mail.

IHopeRickSantorum përfundon: “Të gjithat në një javë dhe në një shtet… Zoti qoftë me ty Florida”./Telegrafi/