Kalo te lënda

Jahjaga: Diploma vesh me përgjegjësi

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga sot ka ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK). Duek folur në këtë ceremoni ajo ak theksuar se “kjo ёshtё dita juaj më e rëndësishme kur po e përmbyllni një kapitull të jetës suaj, që ju mundëson të hapni dyer përpara  dhe të shfrytëzoni  shanse të mëdha. Idealet të cilat ju sollën deri këtu, puna e palodhshme, netët pa gjumë të këtyre katër viteve në Universitet, tani do të mund t’i shndërroni në vepra konkrete që do t’ju bëjnë krenarë juve, familjet dhe vendin tonë.
Kjo ditë kur ju po diplomoni, ka vazhduar presidentja, është e pakrahasueshme me ditën kur diplomova unë dhe kolegët e mi, apo kur prindërit tuaj i kryen studimet universitare. Po kujtoj ditët në shkollë të gjeneratës sime, vullnetin për dije që ndanim me kolegët e mi në një kohë të rëndë me mundёsitё e pakta e të kufizuara dhunshëm për t’u zhvilluar më tej.
“Të gjithë po punojmë tё ndёrtojmё njё tё ardhme mё tё mirё pёr Kosovën, një Kosovë ndryshe prej asaj në të cilën jetuam, ku secilit qytetar, pavarësisht prejardhjes etnike, fetare apo racore i jepet mundësia të dëshmojë talentin dhe punën e palodhshme. Ju sot radhiteni në mesin e eruditëve, me mundësi që të korrni sukseset e investimit tuaj dhe të prindërve tuaj. Por, ajo që ju vishet me këtë diplomë, është petku i përgjegjësisë që vizionin dhe premtimin për ndërtimin e njё tё ardhmeje mё tё sigurt për ata qё vijnё pas nesh, ta jetësoni”, ka përfunduar kryetarja  e vendit  Atifete Jahjaga