BE miraton udhërrëfyesin për Kosovën
Bashkimi Evropian ka miratuar vendimin që Kosovës edhe zyrtarisht t’i ofrohet udhërrëfyesi për lëvizje pa viza. Lajmin e ka konfirmuar para pak minutash Ambasadori i Francës në Kosovë, Jan Francua Fitou, transmeton portali Dukagjini.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë deklaruar se në fund të pranverës Kosova do të marr udhërrëfyesin, që është instrument para heqjes së vizave edhe për Kosovën, si vendi i vetëm në rajon që nuk e ka pasur të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen. (INA)