Studentët ende para Rektoratit
Janë bërë 24 orë që studentët e UP-së po e mbajnë të bllokuar hyrjen e Rektoratit. Studentët e kaluan natën në hapësirat e Rektoratit, duke protestuar për të drejta të barabarta studentore.
Hyrja e Rektoratit do të jetë e bllokuar edhe sot, deri në një vendim të drejtë e të bazuar në ligj ndaj ankesës së tyre të bërë në MASHT. Studentët thonë se do të qëndrojnë aty paqësisht, për të ushtruar të drejtën e tyre për protestë dhe për të kërkuar të drejta të barabarta për të gjithë.
Ata i kanë bërë thirrje MASHT-it që ta rrëzojë vendimin e Komisionit Zgjedhor të UP-së, vendim ky që sipas tyre shkel Rregulloren për Zgjedhje në UP, Statutin e UP-së, Ligjin për Arsimin e Lartë dhe të Drejtat e Njeriut.
Lëvizja studentore ka paralajmëruar se në momentin kur të iu kumtohet lajmi se Rronit dhe Durimit i njihen të drejtat e plota të studentit, atëherë ato do t’i largojnë mjetet e tyre nga hapësira e Rektoratit dhe do ta pastrojnë atë hapësirë. Përndryshe, ata kanë thënë se do të jenë të detyruar të qëndrojmë aty, derisa sa të merret një vendim ligjor.