Kalo te lënda

Plaçkisin dhe Ikin

Banka për Biznes, BpB plaçkitet sot në mëngjes nga dy persona të panjohur të cilët arrijnë të largohen nga vendi i ngjarjes. Hetimet vazhdojnë.

Sot, me 29 maj, rreth orës 8:35, dy persona kanë plaçkitur Bankën për Biznes, BPK në rrugën Nëna Terezë, dega në Fushë Kosovë.

Personat kanë plaçkitur një shumë të parave por nuk dihet shuma e saktë.

Sipas policisë, personat kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me armë automatike AK-47, me 13 fishekë në karikator, të kalibrit 7.62 mm. Arma është gjetur nga policia në një kontejner jo larg vendit të ngjarjes.

“Personat pas plaçkitjes kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit Mercedes drejt një drejtimi të pa njohur,” tha Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë së Kosovës, i tha Gazetës Jeta në Kosovë.