Kalo te lënda

OPERACION I ARRESTIMEVE NGA EULEX-I NË VUSHTRRI DHE MITROVICË

Një operacion i pjesëtarëve të EULEX-it që ka filluar të martën rreth mesditës në disa lokacione të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve për vepra penale të krimit të organizuar ekonomik, si kontrabandë me mallra, pastrimit të parave, shmangie taksave, e vepra tjera.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka konfirmuar për Kosovapress se janë arrestuar 6 persona si të dyshuar për kontrabandë me mallra, pastrimit të parave, shmangie taksave, pastrim parash, Krasniqi nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarave.

“Sot policë dhe doganierë të EULEX-it kanë arrestuar gjashtë persona dhe kanë bastisur disa lokacione. Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjerë lidhur me vepra penale të krimit të organizuar, kontrabandës të mallrave, evazionit fiskal, shmangies mashtruese të taksave importuese, si dhe pastrimit të parave. Gjatë ditës janë bastisur disa lokacione private dhe afariste, përfshirë edhe pompa të benzinës, në tërë territorin e Kosovës. Hetimet janë duke u drejtuar nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale”, ka thënë Krasniqi.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se është arrestuar Mentor Beqiri, pronar i disa pompave të benzinës në Mitrovicë e Vushtrri si dhe i disa objekteve tjera në rajonin e Mitrovicës dhe vëllai i tij, emrin e të cilit nuk ka arritur ta mësojë Kosovapress, Halil Hasani, pronar i “Bansja petrol” në Vushtrri, Jahë Osmani dhe një vëlla i tij, emrin e të cilit po ashtu nuk ka arritur ta mësojë Kosovapress.

Sipas këtyre burimeve, disa nga të të arrestuarit, përveç veprave penale të theksuara, dyshet se kanë bashkëpunuar me kriminelin Zvonko Veselinoviq për kontrabandë të derivateve./Express/