Kalo te lënda

Në 2005 u refuzua emri “Republic of Macedonia”

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoni, Branko Cërvenkovski ka deklaruar se në vitin 2005 ishte propozuar zgjidhja e emrit Republika e Maqedonisë me transkript latin, ndërsa pas tre viteve do të kthehej emri kushtetues.

“Në vitin 2005 ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic propozoi zgjidhjen me emrin Republika e Maqedonisë me transkript latin, ndërsa pas tre viteve të kthehej zgjidhja zyrtare me emrin kushtetues. Dokumenti përmban vulën e sekretit shtetëror, dhe në ktë propozohej që gjuha e maqedonase të quhej ‘macedonian”, theksoi Cërvenkovski për emisionin X-0.

Por sipas tij, ky propozim atëkohë ishte refuzuar nga VMRO-DPMNE opozitare e kryeministrit aktual Nikolla Gruevski. Atëherë, Gruevski dhe VMRO përmes mediave të tyre akuzuan Cërvenkovskin se kishte pranuar një emër që ndryshonte identitetin kombëtar maqedonas.

Lideri i opozitës maqedonase nënvizoi se Gruevski në vitin 2008 kishte pranuar propozimin Republika e Maqedonisë (Shkupi), por ky propozim ishte hedhur poshtë nga pala greke. (INA)