Meta: Lista e emrave për president, në orët në vazhdim
Ka përfunduar takimi mes aleatëve të mazhorancës në Shqipëri. Në një konferencë për media, kreu i LSI-së, Meta, ka ritheksuar se është konstatuar një vullnet pozitiv nga mazhoranca për një President konsensual.
Duke shmangur dhe njëherë atë për të cilën po presim të gjithë, listën e kandidaturave, Meta tha se kjo do të dalë në orët në vazhdim, raporton ora-neës.
“Janë konfirmuar përpjekje nga mazhoranca, vullneti konsolidiv, disa kritere janë bërë të publike. Në orët në vazhdim do bëhen me dije dhe emrat, nga lista e politikës, drejtësisë dhe diplomacisë. Është një listë e menduar dhe konsultuar, nuk kemi ende emra. Po punohet që të kemi një President konsensual që të zgjidhet pse jo që në raundin e parë nesër” tha ai.
Më herët në mbledhjen e kryesisë së PD, kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kryesocialistit Rama të bëhet pjesë e negociatave për Presidentin dhe më pas të diskutohen cështje të tjera si reforma apo imuniteti./Indeksonline/