“Kosova, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ish-përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, zotëri Soren Jessen Petersen.
“Presidentja Jahjaga dhe zotëri Jessen Petersen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimeve evropiane të vendit, konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe prezantimin e vendit në skenën ndërkombëtare si dhe zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja që do të ndihmonin Kosovën”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga presidenca.
Sipas komunikatës, të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se Kosova po luan një rol të rëndësishëm si një faktor paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon./expres/