Kalo te lënda

Hazard ka vendosur të transferohet në Chelsea (video)

Futbollisti më i mirë i kampionatit francez, magjistari belg me top Eden Hazard, që nga kjo verë do të jetë anëtar i ekipit kampion të Evropës, Chelseat.

Mesfushori 21-vjeçar konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në Evropë, por pas ndeshjeve të mëdha për Lillen ka marrë vendim që të lëviz për tek “The Blues” e Londrës.

“Unë do të nënshkruajë për fituesit Ligës së Kampionëve”, ka shkruar belgu në llogarinë e tij të Twitter.

Hazard gjatë këtij sezoni në 48 ndeshje shënoi 22 gola dhe pati 16 asistime, ndërsa së fundi u shpall për herë të dytë lojtari më i mirë i Ligës franceze.

Ndërsa në videon e mëposhtme mund të shikoni disa prej lëvizjeve më të mira të Eden Hazard.