Kalo te lënda

Deportivo La Coruna rikthehet në elitën e futbollit spanjoll

Ekzaktësisht pas 1 viti e 6 ditësh nga rënia në Segunda Division, Deportivo La Coruna rikthehet në elitën e futbollit spanjoll. Ekipi galician u rikthye në La Liga një javë para fundit të kampionatit duke mundur në “Riazor” Huescan 2-1. Helguera e Xisco ishin heronjtë e mbrëmjes për Deportivon teksa shënuan për të bërë të pavlefshëm golin e parë të shënuar nga Nunez.

Fitorja i dha ekipit galician edhe titullin e Segunda Division, titull i merituar pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Jose Oltra dominoi pjesën më të madhe të kampionatit.

Menjëherë pas fitores në rrugët e qytetit shpërtheu festa e madhe që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.