Kalo te lënda

Bllaca:Kujt i ka raportuar SHIK-u, pyete Hashim Thaçin

Nazim Bllaca dëshmitarë i Prokurorisë ka vazhduar të dëshmoj në procesin penal kundër Sadik Abazit, Shaban Sylës Fahredin Gashit, Bekim Sylës, Shpresim Ukës e Driton Hajdarit. Gjykata nxorri vendimin në bazë të raporteve mjekësore se Fahredin Gash është në gjendje ta përcjell shqyrtimin gjyqësorë.

Vetakuzuesi, akuzues edhe i dhjetëra personave të tjerë Nazim Bllaca për herë të parë i parashtroi kërkesë në formë të shkruar gjykatës në lidhje me qështjen e sigurisë së tij, reduktimin e stafit të sigurisë, pas një vendimi të Shefit të Policisë së Eulex-it, duke e njoftuar atë se këtë qështje e kishte diskutuar edhe me prokurorin dy muaj më herët.

Kjo qështje ka mbetur që të shqyrtohet jashtë seancës. “Më 16 qershorë 1999 jemi takuar në Kleçkë, e në Divjakë me Fahredin Gashin.

Në Divjakë Fahredini ka hy me raportu për vrasjen e Salih Gashit që kishte ndodhur një ditë më parë dmth. MM-ja ende ishte në Malet e Berishës.

Në dokumente shënon se kyqja ime që u bë më 15 qershorë. Urdhëri për vrasjen e Salih Gashit nuk ka ardhë nga Komandanti por nga Fahredin Gashi. Deklarata ime më 2007 pranë PK-së ka të bëjë me vrasjen e Adem Lahut. Arsyeja që unë e mbroj atë deklaratë se edhe Adem Lahu është pjesë e marrëveshjes së Stankovcit 13 tetor 2009.

Unë gjatë angazhimit në ZKZ, kam përpiluar raporte dhe kam raportuar. Raporte kam përpiluar për ushtarët e qytetarët, lëvizjet e tyre e gjithqka që shihja.

Raportet e mia kanë shkuar në dy adresa tek Fahredin Gashi dhe tek Naser Krasniqi ( Bashkim Fino).

Ne me Fahredin Gashin jemi njohur pas plagosjes sime në tetor 98. Unë qëndroj prapa deklaratave të mia se Gashi ka qenë kolaboracionistdhe i fuqishëm. Ka qenë shok me komandantin e policisë serbe të Shtimes.l . Ka qenë iarrestuar nga UCK-ja, dhe lirimin e tij e ka bërë Azem Syla dhe e kam ditë se Azem Syla nuk gabon. Unë jam shoqëru me të sepse në lirimin e tij e kanë bërë njerëzit e mëdhenjë. Lulzimi i biznesit tim me të, ishte më 2003 pas kryerjes së aktiviteteve kriminale.Bizneset me Fahredin Gashin kanë qenë të panumërta në fushën e biznesit me prona e vetura “ ka thënë Bllaca. Deri në vititn 2007 s’kam pas asnjë akuzë e as deri sot ka thënë  vetakuzuari Nazim Bllaca.

E incizova DVD-në,në prani të Adem Salihajt e Gani Gecit sepse tek njëri prej tyre isha i implikuar direkt. Ndoshta unë kam bërë gabim që e incizova te Salihaj por ishin zgjedhjet locale për ata u incizua. Tek Gani Geci kam shkuar sepse ishte diqka në këshillin për siguri në Kuvendin e Kosovës. /kosovalbaner.com/