Kalo te lënda

Surroi: … SHBA udhëhoqi politikën për t’i dhënë Kosovës pavarësinë

Dita e Përkujtimit, festë kjo kombëtare amerikane u shënua edhe në Kosovë. Me lutje për ushtarët e rënë në luftëra e për familjet e tyre ka nisur dita në bazën më të madhe ushtarake amerikane në Ballkan, Bondsteel në Ferizaj, raporton KTV.
“Dita e Përkujtimit është një mirënjohje e madhe për ushtarët amerikanë. Është pak e dhimbshme duke kujtuar të gjithë ushtarët që kanë vdekur për vendin, por në të njëjtën kohë është inkurajuese për të gjithë ushtarët, sepse ne vendosim Amerikën përpara jetës sonë dhe kjo është një gjë e bukur”, deklaroi  Toger Anderson. Mysafiri i kësaj feste, publicisti Veton Surroi, i cili ka kujtuar kontributin e SHBA-së në shtetndërtimin e Kosovës. “Në momentet kritike të historisë së Kosovës, SHBA-ja udhëhoqi një intervenim për të shpëtuar njerëzit e Kosovës nga gjenocidi. Në momentet kritike të historisë, SHBA udhëhoqi politikën për t’i dhënë Kosovës pavarësinë. Për këtë, mirënjohja për SHBA-në është e padiskutueshme sidomos për ushtrinë amerikane, të cilët kanë kaluar shumë që nga bërja e paqes e deri te ruajtja e saj në Kosovë”, është shprehur Surroi.