Kalo te lënda

Përplasjet për president në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka thënë se takimi me LSI-në ishte një takim që u përcaktua nga vendosmëria e plotë për t’i qëndruar marrëveshjes dhe vlerësim i madh për marrëveshjen qeverisëse që ekziston mes dy forcave tona, njoftojnë mediat shqiptare.

Berisha e nisi mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke i kujtuar Ilir Metës se ka marrëveshje për ta zgjedhur presidentin me PD.

Mirëpo, ka qenë i menjëhershëm reagimi i liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se kreu i shtetit duhet të ketë një mbështetje më të gjerë se mazhoranca qeverisëse./Indeksonline/