Kalo te lënda

Krasniqi, BE-së: Shpërbëni strukturat paralele

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi i bëri thirrje Bashkimit Evropian të ndikojë te Beogradi që të shpërbëjë strukturat ilegale në veri të Kosovës.

Në një intervistë për RTK-në, Krasniqi shfaqi besimin se nëse ky ndikim do të ndodhë, atëherë Serbia do të jetë e detyruar të heq dorë nga gjitha politikat destabilizuese ndaj Kosovës.