Kosova dhe Kroacia do të hyjnë në marrëveshje ndërshtetërore
Kosova dhe Kroacia nga bashkëpunimi në nivel të memorandumeve të mirëkuptimit, do të hyjnë në marrëveshje ndërshtetërore ku përfshihen fusha të rëndësishme të ekonomisë dhe propozimi ka ardhur nga vet Qeveria e Kroacisë, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, pas takimit me ministrin kroat të Ndërtimit dhe Planifikimit Fizik, Ivan Vrdoljak.