Berisha: Presidenti të jetë simbol i Bashkimit Kombëtar!
Kryeministri deklaroi edhe njëherë se, vendit i nevojitet një president që të jetë simbol i unitetit kombëtar, një figurë me integritet të lartë, me orientim të qartë euroatlantik, raportojnë mediat shqiptare.
“Shumë e rëndësishme për vendin, të përzgjidhet në postin më të lartë të shtetit një person me kredenciale të larta brenda dhe jashtë vendit, që di të ngrihet mbi palët, që ka integritet politik për t’ju përmbajtur frymës së kushtetutës si simbol i unitetit të kombit” ka thënë Berisha.
Nga ana tjetër ai akuzoi Edi Ramën se nuk synon kompromisin për presidentin por rrëzimin e qeverisë.
Ndërkohë është arritur një marrëveshje mes PD-së dhe LSI-së, sipas të cilës për presidentin do të kërkohen 3/5 e votave në parlament. /Indeksonline/