Kalo te lënda

Qeveritarët të paprekshëm nga drejtësia

Edhe pse mediat e vendit raportojnë shumë shpesh për keqpërdorime nga qeveritarët, ata janë “imunë” nga çdo hetimi. Kjo mendohet se vjen ngase ekzekutivi e kontrollon gjyqësorin. E për dorëheqje as që mendohet.

Raste për shkelje ligjore, punësime politike, nga ana e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme, janë raportuar nga mediat vendore, mirëpo sipas ekspertëve të drejtësisë dhe partive opozitare, këto shkelje janë tregues se si gjyqësori kontrollohet nga qeveria dhe se kjo e fundit nuk ka vullnet që ta forcojë drejtësinë, shkruan “Zëri”.

Ata e vlerësojnë gjyqësorin si “vegël” e cila është nën komandën e ekzekutivit dhe se kjo gjyqësi e dobët është një “parajsë” për qeveritarët.

E deri sa në Evropë dorëheqja njihet si institucion, në Kosovë, kjo nuk vjen në shprehje./Indeksonline/