Kalo te lënda

Hoxhaj: Tri njohje të reja brenda ditësh

Kosova brenda pak ditësh do të njihet edhe nga tri shtete. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën “Lajm”.

Duke u përgjigjur rreth kritikave të kolegut të tij të partisë, Fatmir Limaj, rreth orientimit të gabuar të politikës së jashtme, vetëm në njohje, ministri Hoxhaj e ka mohuar këtë duke thënë se absolutisht nuk është e vërtet që politika e jashtme e Kosovës është orientuar vetëm në njohje.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet brenda PDK-së, ku ka thënë se personalisht nuk e ka për synim kreun e partisë, por shprehet PDK, duhet të vazhdojë për freskohet me kuadro të rinj.

Për kreun e PDK-së, kryeministrin Hashim Thaçi, Hoxhaj thotë se është një lider dhe profil përtej Kosovës i politikanit, dhe se lidershipi i tij e ka fuqizuar PDK-në.

Ndërsa aderimin e Kadri Veselit në PDK, e vlerëson si lajm të mirë, që e fuqizon PDK-në, e edhe Kosovën. Ndërsa, për vendimin e qeverisë për aplikimin e vizave për disa shtete, Hoxhaj thotë se nuk do të ketë asnjë ndikim te njohjet e reja./Indeksonline/