Fitues i BBA 5 Arber Zekaj(video)
Arbri është fituesi i edicionit të pestë të ‘Big Brother Albania’. Djali nga Kosova mori më shumë vota nga publiku se Liami, i cili u rendit i dyti. “Jemi te dy fitues!”, ishin fjalët e para të Arbrit pas fitores.
Mbrëmja e shumëpritur nisi me përmbledhjen e rrugëtimit në ‘Big Brother’ të Arbrit dhe Françeskës. Momentet pikante të qëndrimit të tyre në shtëpi…njohjet, grindjet, debatet, reflektimet dhe shumë ndjesi të tjera u paraqitën në këto përmbledhje, të cilat si Abri ashtu edhe Françeska i pëlqyen shumë.
Surpriza e parë e mbrëmjes ishte rezervuar për Françeskën. Në një pasarelë gjigante, të ngritur në ambientet e shtëpisë së ‘Big Brother’, ku Françeska ishte spektaktorja e vetme, u zhvillua një sfilatë e disa vajzave të veshura në të bardha.E fundit ndër to ishte motra e Françeskës. Fustani që mbante veshur motra e Françeskës, do të jetë pikërisht veshja e vajzës nga Vlora në sfilatën që ‘Geraldina Sposa’ do të organizojë në shtator.