Berisha takon Jahjangën në Durrës
Zhvillimet e fundit politike në rajon ishin në qendër të takimit mes kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i zhvilluar të dielën në rezidencën qeveritare në qytetin e Durrësit, raporton noa
Burime nga zyra e shtypit e kryeministrit bënë me dije se kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që takohej me presidenten Jahjaja dhe vlerësoi rolin e kontributin e saj në konsolidimin e Republikës së Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Duke diskutuar për zhvillimet nё rajon, zoti Berisha dhe zonja Jahjaga vlerёsuan se progresi i gjithanshëm i Kosovës ka bёrё qё ajo të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti e bashkëpunimi nё rajon.
Në takim u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës si interesi jetik i qytetarëve të dy vendeve.
Nga ana e saj, presidentja Jahjaga i shprehu kryeministrit Berisha ngushёllimet mё tё thella pёr humbjen e jetёve nё aksidentin tragjik nё Himarё, njё ngjarje qё tronditi thellё tё gjithё qytetarёt e Kosovës./Indeksonline/