Lyp degë të PD-së edhe në komunat serbe
I pari i të drejtëve dhe i pari i shëndetësisë kosovare, Ferid Agani ka rritur ambiciet e tija politike, pavarësisht ikjeve të kohën e fundit disa degë ia kanë lëshuar partinë njëherazi.
Në mbledhjen që ka mbajtur dje me kryetarët e degëve të Partisë së Drejtësisë, e cila erdhi pas publikimit të letrave për dorëheqje nga Indeksonline, të cilat i kishin dërguar te Agani disa degë dhe disa anëtarë të këshillit, ky i fundit ka urdhëruar që PDK-ja të zgjerohet me shpejtësi.
Burime të Indeksonline brenda kësaj partie bëjnë me dije se në mbledhjen e së premtes, Agani ka urdhëruar që të formohen grupe inicuese për krijimin e degëve të reja të PD-së, aty ku ato dhanë dorëheqje si edhe të krijohen degë të reja ku nuk ka pasur deri tash.
Këto burime bëjnë me dije se ambiciet e Aganit janë që të krijohen degë të PD-së edhe në komunat veriore të Kosovës që janë të banuara me shumicë serbe.
Ndryshe, konfirmimin të publikuar nga Indeksonline që ka dhënë dorëheqje komplet dega e PD-së në Fushë Kosovë e ka bërë vetë kjo parti me një komunikatë, mirëpo, në të nuk përmendet dorëheqja e parevokueshme e kryetarit të degës së Ferizajt, Fisnik Jahiri.
“Kryesia e Partisë së Drejtësisë në mbledhjen e mbajtur me datë 25.05.12 diskutoi në lidhje me dorëheqjen e anëtarëve të kryesisë së degës së Fushë Kosovës. Pas debatit qe u zhvillua nga anëtarët e kryesisë së Partisë u morr vendimi i bazuar në Statutin e Partisë dhe vendosi që të themelohet grupi iniciues për themelimin e degës së re në Fushë Kosovë”, thuhet në komunikatën e PD-së.
Indeksonline gjatë javës ka raportuar se edhe shumë anëtarë të tjerë të Partisë së Drejtësisë, janë duke ndjekur rrugën e ish- nënkryetarit të kësaj partie, Amir Ahmeti, i cili kishte dhënë dorëheqje nga kjo parti. Edhe shumë të tjerë në këtë parti, nuk janë të kënaqur me punën e kryetarit të PD-së, Ferid Agani.
Indeksonline publikoi letrat e dorëheqjës të disa anëtarë të tjerë të PD-së, të cilët thonë se nuk po mund të gjejnë veten në këtë parti, si dega anëtarë të kësaj partie të degës së Fushë Kosovës, Podujevës dhe Gjakovës.
Ata, në letrat e publikuara nga Indeksonline thonë se programi rreth të cilit janë mbledhur, nuk është duke u zbatuar, edhe pse janë pjesë e qeverisë dhe se diçka sipas tyre nuk është duke shkuar mirë në Partinë e Drejtësisë.
Në letrat që i kanë dërguar kryetarit Agani, të cilat i ka siguruar Indeksonline, ata kanë thënë se i mbetet strukturave më të larta të partisë të analizojnë situatën nga brenda dhe jashtë partisë për të parë cilat janë sfidat më të rënda që mund të pengojnë rrugën e suksesit të PD mos transparenca e adimistratës qendrore./Indeksonline/
Linku i shkrimit “Ikin nga Ferid Agani”: http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=20011