Kur yjet vishen me të kuqe
Ndoshta e kishin bërë me fjalë, por jo. Aktoret dhe modelet e ftuara në Festivalin e Kanës kanë parakaluar në tapetin e kuq të veshura me ngjyrë të kuqe.
Mes modeleve figurojnë dy ruset Irina Shayk dhe Natasha Poly, si dhe ajo çeke Petra Nemcova. Të treja kanë nxjerrë në pah linjat e tyre që do të dëshiroheshin nga çdo femër.
Ndërsa mes aktoreve spikasin francezja Cecile Togni, kanadezja Emily Hampshire dhe amerikania Kristen Stewart, që pas sagës “Twilight” del me filmin e ri “Whitesnow”. /t.ch/






