Kardashian lë veshjet skandaloze

Fansat e Kim Kardashian kanë vënë re një ndryshim të qartë tek idhulli i tyre që kur kjo e fundit ka nisur të frekuentojë reperin Kanye West. Megjithatë, pas disa javësh gjatë së cilave Kim zgodhi të shfaqej në një mënyrë gjithmonë e më provokuese, 31-vjeçarja vendosi të heqë dorë nga ky stil, për t’u rikthyer tek pamja klasike e dekadave të shkuara të Hollivudit.Ndërsa u prezantua në premierën e një filmi në Kanë, Kardashian ishte veshur me një fustan të verdhë elegant, me një të çarë në pjesën e tij të majtë, mjaftueshëm për të ekspozuar një prej këmbëve të famshme të vajzës së “reality-show”.







