Eurosong: Suedia e para, Shqipëria e pesta (video)
Suedia është fituese e festival europian Eurosong, ku Shqipëria u rradhit e pesta me 146 pikë. Performanca e Rona Nishliut ishte e shkëlqyer në finalen e Eurosong që u mbajt në Baku të Azerbejxhanit, duke thyer rekordin e deritanishëm të Shqipërisë në Eurosong, atë të Anjeza Shahinit e cila ishte rradhitur e 6-ta.
Shqipëria i dhuroi 12 pikë Greqisë, 10 pikë Turqisë dhe 8 pikë Maqedonisë.
Ja disa nga shtetet që i dhanë pikë Shqipërisë:
12 pikë Maqedonia, Zvicra, San Marino, Shqipëria 10 pikë i dha Mali i Zi, Belgjika, Greqia 8 pikë Austria, Hungaria 6 pikë Bosnjë-Hercegovina, Gjermania, Finlanda 5 pikë Turqia, Kroacia, Danimarka 4 pikë Bullgaria, Qipro 3 pikë Sllovenia, Gjeorgjia 1 pikë Serbia, Malta, Suedia, Latvia
Njëhokësisht, ftojmë të gjithë lexuesit që na vizitojnë nga jashtë Shqipërisë që të votojnë për Rona Nishliun duke dërguar SMS me kodin 03.
Më sipër shikoni në video performancën e natës së sotme.
Rona Nishliu sot në finale
Rona Nishliu do të performojë sot e treta në natën finale të Eurovizion, në skenën Crystal Hall në Baku të Azerbajxhanit. Pas përzgjedhjes së finalistëve, gjatë një konference për shtyp, u hodh shorti ku Nishliu zgjodhi numri 3. Kënga “Suus” e shkruar nga vetë këngëtarja dhe e kompozuar nga Florent Boshnjaku, ka arritur të shkojë në finale.
Finalja e Eurosong mbahet sonte dhe transmetimi i saj fillon në orën 21:00. Rona Nishliu këndon e treta dhe kodi ku shqiptarët në diasporë mund ta votojnë është 03. Në sondazhet e “Wiwi Bloggs”, që i dedikohet Festivalit Europian të këngës, Shqipëria me 1551 vota është një ndër tre këngët më të mira, pas Suedisë me 3032 vota e Rumanisë me 2538.
Edhe këtë vit votimi i konkurrentëve u nda 50 me 50 mes jurisë profesioniste të çdo vendi dhe televotimeve të publikut. Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë do të konkurojë për çmimin e madh sëbashku me shtetet si Greqia, Rusia, Austria, Finlanda, Izraeli, Mali i Zi, Zvicra, Bullgaria, Malta, Turqia, etj. Rona Nishliu është krahasuar nga mediat e huaja për zërin e saj si Aretha Franklin apo mbretëreshën e muzikës “funk”, Chaka Khan.