Daci ia merr Isës dy këshilltarë në Viti
I pari i Dardanëve të Kosovës, Nexhat Daci, kishte dalë sot “në gjueti” të anëtarëve të LDK-së. Daci me bashkëpunëtorët e tij, vizitoi degën e LDD-së në Viti, ku u prit nga Kryesia e degës së LDD-së në Viti, kryesitë e dy forumeve të LDD-së si dhe përfaqësuesit e nëndegëve të LDD-së në këtë komunë.
Këtë takim fillimisht e hapi Koordinatori i degës së LDD-së në Viti z.Sadik Regjepi i cili përshëndeti të pranishmit, duke njoftuar ata me aktualitetin në Komunën e Vitisë dhe aktivitetin e degës së LDD-së, e cila po konsolidohet çdo ditë e më shumë.
Sa i përket thashethemeve se dega e LDD-së ka marrë vendim për kalim në LDK, e njoftojmë opinionin se ai ka qenë një grup individësh të cilët kanë vendos për kalim në LDK, por nuk ka qenë vendim i kryesisë. Tani kemi arrit ti mobilizojmë radhët tona dhe si arritje më e madhe në këtë fazë është kalimi nga LDK në LDD i Halil Musliu shef i grupit të këshilltarëve te LDK-se, dhe Bujar Ostrogllava anëtar i komitetit për politikë dhe financa nga LDK .
Më pas fjalën e mori kryetari Daci, pas të cilit, Musë Murati anëtar i kryesisë së degës së LDD-së në Viti pati një koment lidhur me aktualitetin në LDD i cili tha se duhet të rritet disiplina e anëtarëve të Kryesisë qendrore të LDD-së, duke akuzuar anëtarët e kryesisë qendrore për deklarata të pa qëndrueshme e të cilat nuk e kanë as miratimin e Kryesisë dhe Kryetarit Daci për bashkim apo shkrirje të LDD-së. Themelimi i LDD-së ishte nderë dhe kënaqësi dhe mendoj se me këtë ne mund të ecim përpara.
Më vonë kryetari Daci vizitoi fabrikën “VINEX” ndër fabrikat e vetme në këtë komunë. Në “VINEX” kryetari Daci takoi përfaqësuesit e kësaj fabrike të cilët treguan për vështirësitë në të cilat po hasin për zhvillim të mëtutjeshëm të prodhimtarisë së vetë, mos përkrahjen nga institucionet shtetërore që do të ishte një ndihmesë e madhe duke pas parasysh edhe numrin e punëtorëve që ka kjo fabrikë.
Daci i dha përkrahje dhe tha se LDD po vazhdon takimet me të gjitha shtresat, bizneset me qëllim të njohjes më afër të problemeve me të cilat ballafaqohen ata. LDD do ti mbështes bizneset Kosovare në zhvillimin dhe avancimin e tyre. – tha ndër të tjera Kryetari Daci. /Indeksonline/