Kalo te lënda

BBA: Shqiptarët e duan Arbrin fitues

Sot në mbrëmje është nata finale e reality shou, Big Brother Albania 5, ku do të zgjidhet dhe fituesi pas aventurës që zgjati më shumë se tri muaj në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, ndërsa janë shqiptarët ata që kanë një zë të qartë dhe të bindur mbi fituesin e të shtunës mbrëma. Telegrafi ka hapur një sondazh në faqen zyrtare në Facebook, ku nga 1371 persona, sa morrën pjesë në këtë sondazh, 82% të votave i ka 24 vjeçari nga Prishtina, Arbër Zeka, i cili shihet dhe si favorit absolut për ta fituar çmimin e madh. As pranë Arbrit nuk kanë mundur të jenë konkurrentët e tij, Genta, Françeska dhe Ermali, të cilët morrën shumë pak vota, teksa Liami ishte i vetmi ashtu siç dhe ishte paraparë që do të mund t’ia cënojë sa do pak Arbrit statusin prej favoriti. Pa marrë parasysh rezultatet e këtij sondazhi, i cili ishte më seriozi i organizuar deri tani për këtë reality shou, një gjë është e sigurtë – në rast se Arbër Zeka del fitues i Big Brother Albania 5, gjë të cilën e duan shqiptarët të cilët e kanë ndjekur më shumë se tri muaj rresht këtë spektakël, atëherë jo vetëm se do të jetë hera e parë që çmimin e madh do ta fitojë një kosovar, por dhe Big Brother si format televiziv do të dëshmonte se janë pikërisht votat ato që vendosin triumfuesit e vërtetë të kësaj udhe të gjatë e të vështirë. Rezultatet e votimeve 1. Arbri 82% – 1133 vota 2. Liami 7.6% – 105 vota 3. Genta 4.59% – 63 vota 4. Ermali 3.13% – 43 vota 5. Françeska 1.9% – 27 vota