Kalo te lënda

Porsche sjell vëllain e vogël të Cayenne. Quhet Macan

 

Porsche pritet që në vitin 2013 të dorëzojë pranë shitësve makinën e saj më të re, një fuoristradë e vogël sportive, e quajtur Macan. Vizualisht makina e gjatë 4.50 metra të kujton vëllain e madh, Cayenne. Teknikisht është një makinë që synon të garojë me rivalin e saj Audi Q5. Madje motorët do vijnë nga shtëpia e Audi-t. Macan (në gjuhën indoneziane do thotë tigër), do prodhohet në Lajpcig të Gjermanisë dhe çmimet do nisin nga 40 mijë euro./tema/