Kalo te lënda

Hysa ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit Ivanov

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, është pritur sot në Shkup, nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të cilit ia dorëzoi letrat kredenciale, si ambasador fuqiplotë i Kosovës në këtë shtet.

Hysa, siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për medie, gjatë takimit i ka përcjellë presidentit Ivanov përshëndetjet e presidentes Jahjaga dhe Qeverisë së Kosovës, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të sinqertë ndërqeveritar e fqinjësor ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Hysa ka shprehur po ashtu synimin që sivjet të ecet më tutje me aprovimin e marrëveshjeve të mbetura, si ato në fushën e kulturës, mundësisë së hapjes se pikave të reja qarkulluese e doganore ndërmjet dy vendeve, zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore që do ta lehtësojnë komunikimin ndërmjet dy shoqërive./Indeksonline/