Prin Rona
Këngëtarja kosovare Rona Nishliu po prin edhe në votimet online të Eurovison.
Votimi që është lansuar nga mbrëmë në faqen “eurovisionstar.com”, ku Rona prin dukshëm para shteteve të tjera me 34 për qind të votave.
Atë e përcjell Suedia, një këngë që konsiderohet favorit sivjet, me 10.5 për qind të votave.
Vendet e tjera pas Shqipërisë dhe Suedisë janë; Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Turqia.
Rona përfaqëson Shqipërinë më këngën “Suus” në edicionin e sivjetmë të Eurovision 2012. Edhe ju mund të votoni në: http://www.eurovisionstar.com/5-which-country-will-win-the-2012-esc-vote-now, transmeton Express.
Pas interpretimi të Ronës në natën gjysmëfinaliste të Eurosong-ut, nuk kanë vonuar të vijnë edhe komentet e para të specialistëve të muzikës. Në një shkrim të gazetës italiane Corriere della Sera, autorja Maria Serena Natale, ka sjellë në vëmendjen e lexuesve krahasimin që specialiste të huaj të muzikës kanë bërë për aftësitë vokale të këngëtares sonë Rona Nishliu, e cila përfaqëson vendin tonë në Festivalin Evropian të këtij viti, finalja e të cilit do të mbahet ditën e shtunë në Baku të Azerbaixhanit. Sipas saj, Rona është krahasuar për nga potenca vokale me Chaka Khan dhe Aretha Franklin, përkatësisht njëra mbretëreshë e funk dhe tjetra, mbretëreshe e soul-it, shumë të njohura për fuqinë vokale dhe suksesin e madh profesional Me 25 maj është prova gjenerale më e rëndësishme për jurite e të gjitha vendeve konkuruese dhe në bazë të kësaj prove jepet 50% e verdiktit final ndërsa 50 % është votë e jurisë.
Ndërsa në natën finale me 26 maj të shtunën shqiptarët kudo që janë mund të votojnë në kodin 03, në numrin që shfaqet në ekranin e televizionit që transmeton Eurosong. Nëse banoni në Zvicër televizioni zviceran ka një numër në ekran në atë numër duhet të shtoni dhe kodin 03. Dhe si çdo herë shtetet nuk kanë të drejtën e votës për shtetin e tyre, pra as Shqipëria nuk ka të drejtë të votojë për Ronën. ./Indeksonline/