Kalo te lënda

Nesër protestojnë pensionistët

Pensionistët do të protestojnë nesër nëpër komunat e Kosovës për t”i bërë presion qeverisë që t’i plotësojë kërkesat e tyre që ndërlidhen me projektligjin për pensione.

Informatat se po bëhen vetëm ”ndryshime kozmetike” në projektligjin për pensione i kthyer nga Kuvendi, ka bërë që Koalicioni i Pensionistëve të Kosovës të organizojë protesta nëpër qendrat komunale të vendit, raporton RTK.

Hamdi Tasholli nga ky koalicion, thotë se në protesta e nesërme nga ora 11:00, do të konfirmohen kërkesat e vazhdueshme të tyre: “Kërkesat do të jenë që pensioni të rritet 60% nga rrogat mesatare të punëtorëve në sektorin publik, pastaj kërkojmë të bëhet përshkallëzimi i pensioneve, rritja që paraqitet me 21 euro nga qeveria është e papranueshme dhe mos të pranohet një Draft-ligj i cili është diskriminues. Jemi të nënçmuar e të anashkaluar.” , tha Tasholli.

Prijektligji për pensione i kthyer në fillim të marsit nga Kuvendi, sipas informatave të Tashollit do të ketë vetëm ndryshime kozmetike. Projektligji pritet që në qershor t”i dorëzohet përsëri Kuvendit./Indeksonline/