Kalo te lënda

Jangland: Mbështetje kryesimit të Shqipërisë në KiE

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thobjorn Jagland ka dhënë mbështetjen e tij për kryesinë e Shqipërisë në KiE ndërsa ka vlerësuar si të mbarë nisjen e punës. Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto Jagland ka shprehur besimin në sukesin e presidencës së vendit tonë.

“Çështja e të jeturait në diversitet është një nga sfidat e Europës. Vërtet sot Europa pa vuan krizën financiare por do vijë një kohë kur këto probleme do të zgjidhen dhe do të jetë sfida e të jeturait të diversitet. Nga ana tjetër vlerësoj mbështetjen e Shqipërisë për proceset reformuese të KiE-së dhe angazhimit që ka të bëjë me respektimin e të drejteve të njeriut. KiE ka filluar të punojë më ngushtë me Mesdheun Lindor. 6 muajt e ardhshëm janë të rëndësishme për Shqipërinë”, ka deklaruar ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës ka këshilluar më tej për zgjedhjen e një presidenti të dalë me konsensus mes palëve. “Presidenti të zgjidhet në mënyrë transparente dhe të dale nga një proces bashkëpunues”- tha ai.

Ndërkohë në orën 18:00, në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të zhvillohet një pritje me rastin e marrjes së Kryesisë të Komitetit të Ministrave të Keshillit të Europës, maj- nëntor 2012, shoqëruar nga një Koncert i “Orkestrës së Dhomës”. Të pranishëm në këtë ceremoni, do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, përfaqësues të qeverisë shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik të akreditaur në Shqipëri, etj.

Një ditë më parë Shqipëria mori zyrtarisht presidencën e Këshillit të Europës. Për herë të parë pas 17 vitesh anetaresim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare, një hap ky që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.