Google ndryshon strategjinë?
Strategjia e Google e viteve të fundit, lidhur me bashkëpunimin me vetëm një partner për prodhimin dhe shitjen e aparateve Nexus, më në fund do të mund të ndryshohet. Sipas The Wall Street Journal, kjo kompani planifikon që deri në fund të vitit në rafte të dyqaneve të sjell më shumë se pesë pajisje Nexus, nga prodhues të ndryshëm. Po ashtu, aparatet do të shiten direkt edhe përmes Google.
Kjo strategji do t’ia pakësonte në masë të madhe brengat Google, por edhe do të ofronte shumë më tepër kontroll ndaj sistemit operativ Android. Para së gjithash blerësit do të kishin më shumë liri në zgjedhjen e telefonave Nexus. Deri më tani është dashur të pranohet ajo që është përgatitur nga një prodhues, ndërsa me strategjinë e re, nëse kjo nuk ju pëlqen, mund të përcaktohen për ndonjë tjetër. Me shitjen direkte do të anashkaloheshin shitësit dhe operatorët e rrjeteve të komunikimit, ndërsa do të lehtësohej edhe update azhurimi i softuerit të Android, posaçërisht nëse do të debutojë Androidi i ri 5.0 Jelly Bean. Kjo nuk ka të bëjë vetëm për telefonat, kështu që do të duhej të përfshihej edhe programi i tabletëve, ndërsa tani për tani nuk ka komente nga Google.